VIDEO/ Shënon që në minutën e parë, por pëson 3 gola. Napoli bie përballë Veronas

Të shënosh në sekondat e para të ndeshjes dhe më pas të mposhtesh duke ngrënë 3 gola.

Kjo i ndodh vetëm Napolit të Gattusos, i cili pas humbjes në Superkupën e Italisë ndaj Juventusit, u mposht këtë mesditë edhe nga Verona në Serie A.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e parë me anë të Lozanos, por përballë një Verona thuajse perfekte, napolitanët nuk mundën të ruanin avantazhin dhe të dilnin me pikë nga transferta.

Vendasit barazuan në minutën e 34 me anë të Dimarco. Ndërsa Barak në minutën e 62 i dha avantazhin Veronës, e cila vulosi ndeshjen në minutën e 79 me autor Zaccagni.

Me këtë humbje, Napoli ndalet në kuotën e 34 pikëve, në vendin e 6, 3 më pak se Lazio që luan në ora 18:00 përballë Sassuolos.

Në ndeshjen tjetër të orës 15:00, Genia fitoi përballë Cagliarit me rezultatin 1-0.