Zhgënjen Skënderbeu, Kukësi mposht Bylisin me përmbysje

Kukësi shënon fitoren e dytë radhazi në Superligë teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për  javën e 16-të të kampionatit.

Verilindorët e nisën shumë keq ndeshjen, teksa Bylisi krijoi disa raste të rrezikshme, teksa në minutën e 26’, ishte Stojanoviç që kaloi ballshiotët në avantazh në minutën e 26; Ky avantazh zgjati vetëm 13 minuta, pasi në minutën e 39’, Ibraimi gjeti golin e barazimit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me ballshiotët më të rrezikshëm, të cilët goditën traversën në minutën e 46’ me Carkanjin. Ishte Eze që shënoi golin e përmbysjes në minutën e 56’, pas një krosimi perfekt nga Ibraimi. Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e 4-t, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 12 pikëve në vendin e parafundit.

Në ndeshjen tjetër paralele, të luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Apolonisë, skuadra vendase zhgënjeu duke dalë me vetëm një pikë pas 90 minutave.

Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë rezultat, korçarët mbeten në vendin e fundit me 12 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të 9-të, ndërkohë që Apolonia ka kaluar në vendin e 8-të me 13 pikë.

Skënderbeu kishte plot 10 vite që nuk zhgënjente në shtëpi ndaj Apolonisë, barazimi i fundit në kampionat në Korçë rezulton më 21 prill 2010. 

Në orën 16:45 luhet ndeshja Vllaznia-Kastrioti, ndërsa nesër luhet dy sfidat e tjera të kësaj jave, Tirana-Laçi dhe Teuta-Partizani.