VIDEO/ Arthur dhe McKennie, Juve mposht Bolognan dhe shkon -7 nga Milani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2021, 15:36
Juventus rikthehet te suksesi në kampionat, pasi mposhti Bolognan me rezultatin 2-0 dhe përfitoi nga humbja e Milanit dhe barazimi i Interit, duke u afruar edhe më shumë me kreun.
Bardhezinjtë shënuan që në minutën e 15’, kur gjuajtja e brazilianit Arthur u devijua nga një mbrojtës i miqve dhe përfundoi në rrjetën e portës së Skorupskit.
Më pas ky i fundit u bë hero i Bolognës, duke bërë 3-4 pritje vendimtare, ndërsa nga ana tjetër Szeczesny kaloi një pasdite të qetë, duke mos u ngacmuar shumë nga kundërshtarët.
LLogaritë e ndeshjes i mbylli mesfushori amerikani Weston McKennie në minutën e 71-të, pas një asisti të Cuadrados.
Me këtë fitore Juventus shkon në kuotën e 36 pikëve, 7 më pak se Milani kryesues.