Covid-19 nuk kursen as legjendën e Real Madrid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2021, 19:41
Covid-19 prek edhe legjendën e Real Madrid dhe kombëtares spanjolle, Raul Gonzalez.
Lajmin e bën të ditur madrilenja “AS”, e cila raporton se ish sulmuesi i “Los Blancos” dhe trajneri i ekipit të dytë të Real Madrid është asimptomatik dhe është vetë-izoluar menjëherë në banesën e tij.
Të gjithë lojtarët tashmë duhet të bëjnë testin për të përjashtuar mundësinë e më shumë rasteve pozitive.
Sipas protokollit Covid, skuadrave u kërkohet të kryejnë një test serologjik në të gjithë futbollistët përpara çdo dite, megjithëse Madridi përforcon kontrollin me teste dhe masa plotësuese.
