Mandzukiç vishet kuqezi, zgjedh fanellën me numrin 9

Mario Mandzukiç është zyrtarisht futbollist i Milanit.

Mëngjesin e sotëm sulmuesi kroat firmosi kontratën 6 mujore nga e cila do të përfitojë 1.8 milion euro dhe nëse Milani kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm do të rinovohet edhe me një vit tjetër.

Ish-bomberi i Juventusit do të mbajë veshur fanellën me numër 9 dhe shikohet si zëvendësuesi ideal i Zlatan Ibrahimoviç në qëndër të sulmit, por Mandzukiç di të përshtatet edhe si sulmues krahu dhe nuk do të ishte aspak çudi që të luante njëkohësisht me suedezin.

Duhet patur parasysh që Mandzukiç, që prej fundit të sezonit të shkuar është pa skuadër dhe do ti duhet ende punë për të arritur formën optimale.

Megjithatë 34-vjeçari pritet të grumbullohet për derbin e Milanos në Kupë ndaj Interit, mesjavën e ardhshme.