Milan, mallkimi i fanellës "9" pas Inzaghit

Fanella me numër 9, që Mario Mandzukiç do të mbajë te Milani, është një fanellë me peshë dhe histori pasi është veshur më herët nga emra të mëdhenj të klubit kuqezi, ku veçohen George Weah dhe Filippo Inzaghi.

Por pasi "SuperPippo" la futbollin e luajtur, kjo fanellë është veshur edhe nga sulmues që kanë rezultuar "dështim" për klubin 7 herë kampion Europe.

OraNews.tv ju sjell më poshtë shifrat e "9"-ve të Milanit gjatë sezoneve të fundit për të treguar se Mandzukiçit i duhet shumë punë për të justifikuar numrin që do të mbajë mbi shpinë.

 Alessandro Matri (2013-14): 19 ndeshje, 1 gol


Fernando Torres (2014-15): 10 ndeshje, 1 gol



Mattia Destro (2015): 15 ndeshje, 3 gola



  Luiz Adriano (2015-17): 36 ndeshje, 6 gola



Gianluca Lapadula (2016-17): 29 ndeshje, 8 gola



Gianluca Lapadula (2016-17): 29 ndeshje, 8 gola



Gonzalo Higuain (2018-19): 22 ndeshje, 8 gola



Piatek (2018-2020): 41 ndeshje, 16 gola


Lexo edhe:

Mandzukiç vishet kuqezi, zgjedh fanellën me numrin 9

/a.r,OraNews