Lojërat Olimpike 2021, Japonia refuzon testimin e pjesëmarrësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2021, 12:56
Japonia njoftoi se vaksinimi nuk është kusht për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në korrik-shtator të këtij viti, të cilat u shtynë vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.
Japonia ishte caktuar si vend organizator i Olimpiadës së vitit të kaluar, ndërkohë që qeveria është e vendosur të vazhdojë me Lojërat Olimpike këtë vit.
Sipas një sondazhi të kryer nga Kyodo News, thuhet se të paktën 80% e të anketuarve sërish kërkonin shtyrjen e lojërave.
Javën e kaluar, kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios tha se është e pamundur të shtyhet Lojërat Olimpike të këtij viti edhe pavarësisht mutacionit të ri koronavirusit.
Lojërat Olimpike të Tokios priten të kenë vlerën deri në 15,8 miliardë dollarë.