Merkato/ Drejtori sportiv i PSG për Neymar dhe Mbappe: "Nuk përgjërohemi, nëse të pëlqen qëndron"
Drejtori sportiv i PSG, Leonardo,në një intervistë për France Football, ka folur sot për rinovimin e kontratave të dy prej yjeve të skuadrës, Neymar dhe Mbappe.
Ai është treguar optimist për të ardhmen e dy lojtarëve, kontrata e të cilëve mbyllet në Qershor të 2022-it.
Megjithatë Leonardo ka qenë i qartë në fjalën e tij kur ka thënë që nuk mjafton vetëm dëshira e drejtuesve të klubit, por duhet dëshirë dhe vullnet edhe nga lojtarët në projektin për të ardhmen e skuadrës.
"Uroj të jenë të bindur që janë në një skuadër të mirë për lojtarë më nivel të lartë dhe ambiciozë. Mjafton vetëm gjetja e një marrëveshjeje mes dëshirave dhe kërkesave të tyre me pritshmëritë tona. Nuk do të përgjërohemi. Nëse të pëlqen qëndron"./ A.Z - Ora News
Ai ka pranuar që është në kontakt me lojtarët rreth kësaj teme dhe se ka ndjesi të mira për rinovimet.