VIDEO/ Gjesti i Vidal që tërboi tifozët e Interit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2021, 21:42
Arturo Vidal, afrimi i verës tek Interi, ka habitur me gjestin e tij të bërë para nisjes së ndeshjes kundër Juventusit. Gjithçka është kapur nga kamerat.
Mesfushori nga Kili takoi mbrojtësin Giorgio Chiellini dhe teksa përqafohej me të puthi stemën e Juventusit, klub me të cilin ka luajtur për herë të parë në Itali.
Gjesti i kilenit me siguri ka irrituar tifozët e Interit, por të cilët i qetësoi në minutën e 13 me golin që po i jep avantazhin zikaltërve në derbin e Italisë.