Dorëheqja e Presidentit të Ligës, Dritan Kadia: Libohova nuk kishte mundësi t’i përkushtohej Ligës
Edvin Libohova dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Ligës Profesioniste.
Një vendim i cili erdhi si pasojë e pamundësisë së tij për të ndjekur zhvillimet e Ligës.
Në një lidhje skype me emisionin "Sport Magazine" moderuar nga Altin Sulçe, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës, Dritan Kadia, foli për lëvizjen surprizë dhe masat që do të ndërmerren.
“Nuk është tamam tamam ashtu, se jemi para një gjëje të papritur. Zoti Libohova e ka shprehur këtë gjë edhe më përpara. Ai e ka shprehur te akti i vetë i dorëheqjes. Janë dy arsye madhore pse ai e ka marrë një hap të tillë. Krijimi i strukturave të ligës. Mbarvajtja e atij procesi që nis që në fillim të gushtit dhe që përfundoi me bojkotin e skuadrave të kategorisë Superiore. Dhe vendosjen e atyre piketave që duhet të kalojë Liga në hapat e mëtejshëm".