Humbja me Interin/ Erion Braçe i ashpër me Juventusin, kërkon rithemelim

Pasojat e humbjes së mbrëmshme të Juventusit në derbin e Italisë përballë Interit nuk janë ndjerë vetëm në vendin përtej Adriatikut por edhe në qeverinë shqiptare.

Numri dy i kabinetit qeverisës, zv.kryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në rrjetet sociale shpreh shijen e hidhur që kampionët e Italisë i kanë lënë pas ndeshjes në "San Siro", shkruan Ora News.

Sipas Braçes, trajneri Andrea Pirlo gaboi sërish me ndërrimet, ndërsa ekipi nuk ka një lider që ta marrë skuadrën përpara.

"Juventus duhet rithemeluar para se të bjerë në humnerën e kotësisë nga doli nëntë vite më parë", shkruan Erion Braçe, citon Ora News.

Postimi i Erion Braçes:

#JUVENTUS ESHTE NJE FANTAZME E NENTE VITEVE FITORE!

Teresisht jashte formes fizike! Gjithnje me formacionin e gabuar, lojtaret e gabuar e duke pesuar prej tyre!

Ne mungese te plote te leximit te ndeshjes prej stolit dhe thuajse perhere kete sezon nuk ka korigjuar por ka gabuar edhe me shume me nderrimet!

Pa lojtare, e mbi te gjithe pa lider qe merr persiper ekipin ne veshtiresi, pasoje e merkatos banale e te padobishme, humbese e deshperuese! Mbi te gjitha pa mendje;

Nje skuader qe sdi si te luaj, cte bej ne fushe, ne veshtiresi mendja e munguar i kthehet ne hall e humbje!

Pa deshire, as force, per pasoje as imponuese, as dominuese, as fituese!

#JUVENTUS DUHET RITHEMELUAR PARA SE TE BJERE NE HUMNEREN E KOTESISE NGA DOLI NENTE VITE ME PARE!

Erion Braçe në Facebook

Inter mposhti dje në "San Siro" Juventusin me rezultatin 2-0. Golat për ekipin zikaltër u shënuan nga Vidal dhe Barella. Me këtë fitore ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ngjitet në kuotën e 40 pikëve, aq sa edhe Milan që luan sot në 20.45 në transfertën e Cagliarit.

/a.r,OraNews