VIDEO/ "Poker" ndaj Crystal Palace, Manchester City avancon drejt kreut

Manchester City mposht Crystal Palace dhe avancon drejt kreut të Premier League-s.

Të besuarit e Pep Guardiolës e patën të lehtë suksesin teksa shënuan 4 herë.

Golat u shënuan nga mbrojtësi John Stones në minutat 26 dhe 68, nga turko-gjermani Ilkay Gundogan në të 57-ën dhe Sterling në minutën e 88.

Me këtë fitore Manchester City i merr vendin e dytë Liverpool-it, duke u ngjitur në kuotën e 35 pikëve, dy më pak se United kryesues. Por skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak.

Kujtojmë se më parë, derbi i Anglisë Liverpool-Manchester United, u mbyll në barazim 0-0.