Cikalleshi për "Ora Sport": Ja pse nuk shkova te ekipi i madh i Serie A
Në një lidhje me Skype nga Turqia për emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, sulmuesi kavajas i Kombëtares Sokol Cikalleshi, përveç situatës që po kalon te Konyaspor, foli edhe mbi prapaskenat e merkatos kur luante në Kroaci.
Cikalleshi rrëfeu mundësinë që kishte për të luajtur në Serie A me Sampdorian por fakti që ishte ekstra-komunitar e pengoi një transferim në futbollin italian.
Sokol Cikalleshi: "Para 6 vitesh kur luaja në Kroaci, para se të vija në Turqi, presidenti i Splitit ka patur dy oferta në tavolinë. Ka patur Basaksehirin dhe Sampdorian në Itali. Por duke qenë se unë isha ekstra-komunitar, trajner atëherë ka qenë Mihajloviç. Menaxheri im është takuar me të dhe kam pritur dy javë që të hapej vendi i ekstra-komunitarit edhe pse ana financiare ishte shumë më e paktë në krahasim me Turqinë.
Do më pëlqente shumë të luaja atje por nuk u mundësua dhe rrjedha e karrierës sime shkoi në këtë drejtim duke luajtur në Turqi".
A do të donte Cikalleshi të luante në një ligë më elitare se Superliga turke?
Sokol Cikalleshi: "Ju po më thoni a do diçka më të mirë seç e ke. Sigurisht që e dua".