Revolucion te Inter, klubi ndryshon emër dhe stemë

Mjaft më me “Internazionale". Duke nisur nga muaji mars Interi do të quhet "Inter Milano”.

Kjo është një nga pikat revolucionare në planin e Suning për t'u rritur në tregjet e huaja duke lidhur emrin e ekipit me atë të qytetit.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, si emri ashtu edhe logoja historike e klubit, e projektuar në 1908 nga Giorgio Muggiani, do të tërhiqen, raporton Ora News.

Interi i së ardhmes do të njihet me shkronjat "I M", rreth të cilave do të lidhet një fushatë komunikimi në muajt e ardhshëm ("Unë jam Milano" së bashku me 113 vjetorin e themelimit të klubit në 9 Mars).

Simboli i ri do të jetë më modern, nxitur edhe nga ndryshimet te Juventus që në vitin 2017 ndryshoi gjithashtu stemë.

/a.r,OraNews