Pas afrimit të Mandzukiç, Milan shumë pranë edhe mbrojtësit të Chelsea-t
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2021, 09:11
Pas afrimit të Mario Mandzukiç, Milan vijon kontaktet me Chelsean me qëllimin transferimin e mbrojtësit 23-vjeçar Fikaye Tomori.
Anglezi ka dhënë “ok”-in e tij, por mbetet për tu zgjidhur këmbëngulja e klubit londinez që kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij, shifër kjo e konsideruar e lartë nga Milani.
Megjithatë, sipas “La Gazzetta dello Sport”, gjatë orëve në vijim tratativa e merkatos pritet të mbyllet me sukses dhe futbollisti mund të jetë nën urdhërat e Stefano Piolit që nesër ose pasnesër.
/a.r,OraNews