"Stop diktaturës masonike", përdhoset monumenti i Skënderbeut në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2021, 17:00
Përdhoset monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në qytetin e Korçës.
Pikërisht në 553-vjetorin e vdekjes së tij, statuja e heroit, që ndodhet para stadiumit me të njëjtin emër në qytetin juglindor, është "zbukuar" me mbishkrime.
"Stop diktaturës masonike", lexohet në mbishkrim, ndërsa nuk dihet ende se kush ka qenë autori apo autorët e këtij akti.