Temperaturat e ulta/ Njoftimi i rëndësishëm i ministres Kushi, ja si do bëhet ajrosja e klasave

Teksa vendi është përfshirë nga një mot me temperatura të ulta, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i përket shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore në vend.

Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të paktën të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit”, thekson ajo, duke kërkuar një temperaturë konstante në klase me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

Postimi i plotë i ministres Evis Kushi:

Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës. Më saktësisht, në të shprehet qartë se: "DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve. 

Lexo edhe:

Covid-19 në Shqipëri, 7 viktima gjatë 24 orëve të fundit