Revoltohet Grida Duma: Ka një vend në ferr për politikanët që....
Politikania e njohur Grida Duma ka qenë e ftuar speciale në puntatën e radhës të EXPULS, nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.
Grida u pyet nga moderatori ndër të tjera, nëse ka "një vend në ferr" për politikanët që vjedhin lekët e popullit, dhe ajo iu përgjigj kështu: "Unë do t'a çoja më tej Ronaldo. Ka një vend në ferr për politikanët e papergjegjshëm. Do thoni ju që, po, ka pasur shumë momente në histori qe kanë qenë edhe të pavendosur me merita aty. Nuk e kanë merituar. Dhe ndonjë herë kur nuk e meriton, të duket sikur ke dalë nga faji. Sepse thua, unë kaq di.
Shpesh me atë metaforën e injorancës, madje shpesh dhe me metaforën e viktimës. Ne jemi mësuar që t'a anashkalojmë ndëshkimin për njerëz qe na duket sikur na kërkojnë falje, e cila është një falje e pandjerë. Patjetër që ka pergjegjësi për ata që vendosin njerëz të pamerituar në poste shumë të rendësishme. Po padyshim qe edhe për ndërgjegjen e atij që pranon një post kur e di që nuk e meriton, duhet të ketë një ndëshkim"- u shpreh Grida ndër të tjera.
Ndiqni videon e plotë: