Investimet prej "sheqeri"?! Uji "tret" rrugët, hetime për dëmet
Thuajse në të gjithë zonat ku ka pasur reshje të shirave në këto ditë, mjaft rrugë ku është investuar së fundi kanë pësuar rrëshkitje. Fenomeni tashmë është edhe në Tiranë, Sarandë, apo dhe në Lezhë. Por pavarësisht kësaj situate ekspertët mjaftohen me verifikime, por pa nisur puna për rehabilitimin
Pavarësisht vlerës prej 13.7 milionë euro të marrë nga kompania Salillari, rruga Sarandë-Vlorë rrëshkiti në zonën e Borshit, duke bllokuar qarkullimin në njërin aks.
Banorët denoncojnë se kjo rrugë gjithmonë ka shfaqur problematika të vazhdueshme me rrëshqitjet, por asnjëherë në këto përmasa.
"Kemi frikë."
"Dëmtimi ka ndodhur nga ujërat e mbledhura."
Ata i tremben rreziqeve që rruga me një sens kalimi funksional mund të sjellë.
Pas Borshit, segmenti rrugor që lidh Ungrejn me Kallmetin në Qarkun Lezhë, në të cilën u investua rreth 7 vite më parë, është shembur në një gjatë prej 50 metra, duke izoluar qindra banor të 7 fshatrave.
Rikosntruksioni i aksit prej 7.6 kilometrash, mësohet se ka kushtuar më shumë se 202 milionë lekë të reja.
E ndërtuar vetëm dy vite më parë as rruga në fshatin Myshqeta në Tiranë nuk u rezistoi reshjeve.
Si pasojë një segment rreth 300 metra është i papërshkueshëm për automjetet për shkak të dëmtimeve të rënda të asfaltit.
Toka ka rrëshqitur duke shkaktuar çarje të thella.
Problematika janë shfaqur edhe në aksin Kukës-Krumë, për të cilën ishin investuar më parë 1.9 miliardë lekë.
Aktualisht edhe ky segment është në mirëmëbajtje nga bashkimi i operatorëve Marsi -Arbotec -Ouen me një vlerë pre 154 milionë lekë të dhënë në vitin 2020
Edhe përgjatë gjatësisë së aksit Peqin-Elbasan janë të paktën dy pjesë të argjinaturës të cilat janë shembur.
Si shkak i dëmtimit muri mbrojtës është i ekspozuar ndaj gërryerjes.
Si pasojë e reshjeve të djeshme po ashtu ka patur bllokim të njërit krah në aksin rrugor Elbasan- Gjinar në fshatin Derstile si dhe renie gurësh në aksin Librazhd-Stëblevë ku një pjesë rruge ka lëvizur 5 cm.
Pas publikimit të lajmevenë media, tashmë KLSH ka nisur kontrollin në terren ashtu sikurse edhe punonjësit e ARRSH.
LEXO EDHE
Tropoja nën pushtetin e borës e akullit, disa zona pa energji prej 28 dhjetorit
“Miss Ballkani 2001″në pikën kritike, Ura e Zogut është dëmtuar prej vitesh