Identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi, doli para plumbave për të shpëtuar djemtë, shkak një borxh

Mediat greke shprehen se policia ka identifikuar shqiptarin e vrarë në Athinë.  Ai është 54-vjeçari, Edmond Llangozi, ndërsa të plagosur me mbetën dy djemtë e tij. Këto emra i janë përcjellë edhe policisë shqiptare  të cilës i është kërkuar edhe informacion lidhur me aktivitetin që ata mund të kenë pasur në territorin tonë.

Autoritetet helene sipas medieve kanë identifikuar shqiptarin e vrarë mbrëmjen e të hënës  në sheshin “Agios Sostis”në Neos Kosmos.

Mësohet se viktima është 54-vjeçari, Edmond Llangozi, ndërsa si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur dy djemtë e tij Anxhelo dhe Mihal Llangozi.

Këto emra u janë përcjellë këtë të martë edhe policisë shqiptare ku i është kërkuar informacion lidhur me aktivitetin që ata mund të kenë pasur në territorin tonë.

Hetuesit në Greqi kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes, sipas të cilëve autori fillimisht ka qëlluar në ajër, ndërsa më pas është fokusuar drejt familjes Llangozi.

Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe kamarierja e lokalit ku ndodhej familja Llagnozi, Xhorxhina Kosa, gjithashtu shqiptare.

 Autoritetet  greke po hetojnë arsyet pse të gjithë anëtarët e familjes ishin në lokal, ndërsa dyshohet se mund të ketë patur një konflikt verbal para vrasjes.

Autori i krimit, i cili kishte mosmarrëveshje financiare me dy djemtë e plagosur rëndë të viktimës, të moshës 28 dhe 22 vjeç, shkoi për të kërkuar kthimin e parave, të cilat dyshohen se mund të kenë ardhur nga aktivitete të paligjshme.

Të dy vëllezërit nuk pranuan t’i jepnin paratë, dhe për shkak të kësaj filloi grindja. 

Në ato momente, babai i dy fëmijëve, duke parë që djemtë e tij po grindeshin, vrapoi për t'i ndihmuar.

Menjëherë autori ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim i cili dyshohet se është larguar me një automjet, por policia ende nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij.

Autoritet greke sipas medieve kanë deklaruar se nëse qytetarët nuk so të vraponin që të fshiheshin, numri i viktimave do të ishte më i lartë.

https://www.youtube.com/watch?v=dvwOvZv_784&feature=emb_title