Vrasja e Klodian Rashës, dëshmia e një personi shtyn mbylljen e hetimeve

Një dëshmitar i paraqitur vullnetarisht në prokurori ka stopuar mbylljen e hetimeve për  vrasjen e Klodian Rashës.

Ai ka pretenduar se ka patur dijeni të konflikteve që viktima ka patur me efektivin Nevaldo Hajdaraj, duke hedhur versionin që vrasja e të riut mund të jetë kryer me paramendim.

Por kjo dëshmi deri tani nuk është vërtetuar nga ana e prokurorisë, e cila po kryen verifikime shtesë në lidhje nga sa pretendon dëshmitari.

 Edhe vetë Nevaldo ka mohuar të ketë patur njohje të mëparshme me viktimën duke i qëndruar versionit që gjithçka ka qënë e momentin. 

Nisur nga verifikimet e deritanishme për prokurorinë  nuk rezulton që viktima të ketë patur njohje të mëparshme me autorin, por formulimi përfundimtar i akuzës do të bëhet në momementin ku të përfundoje edhe ky verifikim.

Deri tani hetuesit  kanë analizuar  pamjet filmike  si dhe ekspertizat duke arritur ne konkluzionit që jamëi përpara një vrasje me dashje. Sa I përket armës së gjetur afër vendit të ngjarjes hetimi për të është vecuar dhe do të rezultat e mbetjeve do te analizohen në një tjetër laborator të fuqishëm. 

Vrasja 25 vjeçarit, Klodian Rasha,  ndodhi ne 8 dhjetor 2020 . Për këtë vrasje është arrestuar ish-efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdari,i cili ka pranuar autorësinë.