Situata e përmbytjeve, IGJEUM njofton: Niveli i Drinit dhe Bunës do vijojë i lartë, uji tërhiqet më...
Instituti i Gjeoshkencae, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka njoftuar se situata e reshjeve në vend do fillojë të stabilizohet gradualisht në ditët në vijim.
Sipas përllogaritjeve të bëra, niveli i ujit në lumenjtë Drin dhe Bunë do të vijojë të jetë i lartë, por përmbytjet do të lokalizohen në disa zonë. Tërheqja e ujit të Bunës është parashikuar të ndodhë më 14 janar.
Ndërsa lumi Vjosa pritet të ketë një rritje ditën e sotme, për shkak të prurjeve që vijnë nga jashtë territorit, por gjithsesi është parashikuar që prurjet të jenë brenda kuotave maksimale. Ndërkohë Vjosa nesër do të pësojë rënie të ndjeshme të këtyre prurjeve.
Lumenjtë e tjerë në vend nuk përbëjnë problem për të shkaktuar përmbytje.
Gjithashtu në dy ditët në vijim, sipas IGJEUM, reshjet do të jenë të dobëta dhe mesatare në qarkun e Vlorës kryesisht.
Në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400m reshjet do të jenë në formë bore.


