Vizita tek dentisti, alibia që përdori për arratisje Moisi Habilaj
Moisi Habilaj, kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë nga Vlora në drejtim të Italisë, ka humbur gjurmët duke përdorur një argument se do shkonte deri tek dentisti.
Kjo alibi është përdorur nga i dënuari shqiptar me 15 vite e 5 muaj burgim në Itali, i cili sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dhënë se ku ndodhet.
Habilaj, ka mashtruar autoritetet se nevojitej që të shkonte deri tek dentisti dhe më pas është larguar, duke mos u kthyer më në banesën, ku i kishte caktuar gjykata e Katanias për të qëndruar në “arrest shtëpie”.
Lokalizimi i tij nga autoritet italiane e bën të vështirë, pasi Habilaj nuk ka qënë i paisur me byzylykun elektronik.
Kjo me sa duket ka bërë më të lehtë largimin e tij nga ambjentet e shtëpisë, duke mos pasur asnjë gjurmë mbi vendodhjen e tij.
Policia italianë ka marë kontakte me familjarë dhe vëllain e vetë Moisi Habilaj, banesë në të cilën ka qëndruar gati dy muaj.
Pas kësaj periudhë Habilaj është zhvendosur në një banesë tjetër, ku prej këtej është arratisur duke përdorur si argument se do shkonte për një vizitë tek dentisti.
Strukturat policore në Itali po kryejnë kërkime për lokalizimin dhe arrestimin e Moisi Habilaj.
Ndërkohë mbrojtësit ligjorë të Nezar Seitaj, një tjetër bashkëpuntori të Moisi Habilaj, bënë me dije se në muajin nëntor 2020 është larguar nga banesa dhe Seitaj, personi që konsiderohet si “financier” i grupit që drejtonte në Vlorë, Moisi Habilaj.
LEXO EDHE
Moisi Habilaj dhe Nezar Seitaj thyejnë arrestin shtëpiak, u ikin policisë pa lënë gjurmë