Tropoja nën pushtetin e borës e akullit, disa zona pa energji prej 28 dhjetorit

Një pjesë e Tropojës po vuan mungesën e energjisë elektrike pasi akulli ka dëmtuar rrjetin elektrik. Gazetari i Ora News, Ismail Buçpapaj informon se situate në lartësitë mbi 1500 metra është më e komplikuar.

Sasia e madhe e akullit ka dëmtuar rrjetet e linjës elektrike tëValbonës, Rraganit, Lekbibajt.

Nga data 28 dhjetor e 2020  Valbona, Rragami i Shalës, disa fshatra të zonës së Gashit, Zona Shipshanit, në zonën Nikaj- Mërkur.

"Sasia e madhe e akullit që ka kapluar pjesën e linjës elektrike në Valbonë, në Rragam, Shalës Gash, Salsës, Britjes dhe kjo është një situatë shqetësuese. Punonjësit e shpërndarjes në kushte të vështira kanë bërë një punë të mirë por ju ka shkuar dëm pasi janë rrezuar 10 shtylla elektrike, dhe nga datat 28 dhjetor e deri tani kanë 14 ditë pa energji elektrike. Sapo rregullohen shtyllat rrezohen përsëri nga reshjet dhe erërat e forta dhe telat prishen."

Hidrocentrali i Fierzës është duke përballuar gjendjen. Ky rezervat i digës më ta madhe të Shqipërisë po e mban ujin dhe nuk po e lëshon në hidrocentralin e Komanit, dhe Vaut të Dejës, që po ndikon pozitivisht në situatën aktuale" raporton gazetari i Ora News.



Vendi Lajmi i fundit Sociale tropoje Aktualitet reshje akulli

EMISIONET