"Inshallah e mbyllim para zgjedhjeve", kompania turke me Ramën në Fier: Spitali kushton 60-70 mln euro
Kryeministri Edi Rama inspektoi me kompaninë turke zonën ku do të ngrihet spitali i ri rajonal.
“Vendi është i mirë” dëgjohet ti thotë përfaqësuesi i kompanisë Kryeministrit.
Janë 5 mijë metra katrorë që do vihen në dispozicion të skuadrës që do të angazhohet për të bërë gati spitalin brenda 3 muajsh.
Njëri prej drejtuesve është ai që ka bërë aeroportin e Stambollit për 11 muaj.
“Na është thënë të mbyllim spitalin brenda 3 muajsh. Ka një bast për këtë. Do të nisim nesër punën. Do të bëjmë më të mirën. Të kryqëzojmë gishtat. E dimë që është një sfidë, e besojmë se do ia dalim dhe inshallah do të jemi të nderuar ta hapim me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Taip Erdoan.”
Kur kryeministri e pyet sa parashikohet të jetë investimi?
“Presim të kushtojë 60-70 milionë euro” thotë përfaqësuesi i kompanisë.
Mësohet se spitali do të përfundojë brenda 3 muajsh dhe për ndërtimin e tij do të angazhohen 1200 punëtorë me 3 turne në 7 ditë të javës.
LEXO EDHE
“Doni apo s’doni spitali do ndërtohet” Rama në Fier, zbulohen negociatat me pronarët e tokës