Gjirokastër, bllokohet aksi që të con në fshatin Zhulat, lumi gërryen rrugën

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme dhe në njësinë administrative Cepo në Gjirokastër.

Gazetarja e Ora News ka informuar se është bllokuar aksi rural që të çon në  fshatin Zhulat.

Në pamjet që ka sjellë gazetarja shihet sesi lumi ka gërryer dhe  një pjesë të rrugës.