Dosja 184/ Përgjimet e kryetarit të PS Dibër: O mik e kam sjellë listën nga TR, na duhen disa të holla pz...
Në datën 9 shtator 2016 prokuroria ka përgjuar një sms, ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Miklit dhe një personi të pa identifikuar.
Gjatë komunikimit, ky person i paidentifikuar i ka dërguar SMS Afrimit, ku i thotë: “O mik e kam sjellë atë listën e TR më duhen disa të holla pz...” dhe Afrimi i përgjigjet me SMS :“Prit mos ik”.
Ndërsa në 10 shtator 2016 është zhvilluar një bisedë ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli dhe personit të paidentifikuar.
Gjatë bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Afrimit se është në Zall Reç dhe Xhelal Mziu don me sjell rreth 100 persona nga Tirana.
Gjithashtu personi i thotë Afrimit se jemi munduar t’i bllokojnë dhe afër 60 vetë i kemi bllokuar, ku 30 vetë i kemi bllokuar dhe 30 i kemi marrë për ne, por sipas tij problemi është se është rritur çmimi këtej pasi edhe atyre iu kanë bërë presion.
Afrimi në bisedë e sipër e pyet “...ke nevojë për ndonjë gjë...” dhe personi i përgjigjet “...ndihmë është me pas noj shtesë që t’i këpusim këtu në derë kur të vijnë...”.
Afrimi e pyet: “Sa përshembull...?” dhe personi i përgjigjet: “po të paktën tre...”.
Afrimi i thotë: Mirë,mirë” dhe personi tjetër i thotë: “...diskutoje dhe po ashtu më merr prapë...”.
Po në datën 10 shtator ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli dhe një personi të pa identifikuar, gjatë bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Afrimit:
“...isha duke takuar disa persona dhe më bllokuan rrugën në të dy krahët këto të PD -së dhe u detyrova të futem në shtëpi...”.
Personi i thotë gjithashtu Afrimit” “kisha listat me këto që iu kishim dhënë lekët dhe na i bënin publike...”.
Po në datën 10 shtator 2016 ndërmjet Kryetarit të PS-së Dibër, Afrim Mikli, dhe një personi të pa identifikuar, nga fshati Qafë Murrë zhvillohet kjo bisedë me përmbajtjen e mëposhtme:
Gjatë bisedës, Afrimi e pyet bashkëbiseduesin: “A do na ndihmosh sivjet...”?
Personi i përgjigjet: “Se edhe vjet ju ndihmova po nuk më dhatë as lekë as punë...”.
Afrimi i thotë:“Ke të drejtë po kështu na erdhën punët po tani kemi shumë në dorë...”.
Afrimi e pyet: “Si e ke ndarë mendjen sivjet...?”
Personi i përgjigjet: “Po më premtove për punë e për ...”.
Afrimi i thotë: “Të ulemi ta pimë një kafe pra...?”
Personi i përgjigjet: “S’ka nevojë të pimë kafe se unë si të them po, po”.
Afrimi i thotë: “Lëshoi ato dhe për çfarëdo mbështetje unë të qëndroj...”
Personi i thotë:“Dakord”.
Po në të njëjtën datë Afrim Mikli, bisedon me një person tjetër të paidentifikuar, ku bashkëbiseduesi i thotë Afrimit:“Kam nja pesë vetë që votojnë në qytet”
Afrimi i përgjigjet: “Silli poshtë se jam në Muhurr...”.
Personi e pyet: “Se kush i paguan...?
Afrimi përgjigjet: “Bjeri poshtë...”.
Personi e pyet: “Lekët të vij t’i marr sonte apo ku do...?
Afrimi i përgjigjet: “Ku ta kesh qejf...”.
Personi e pyet: “Mos ke noj tollonë naftë se nesër do iki pasi të votoj në mëngjes herët...”.
Afrimi në mesazhet në vijim i thotë: “Hajde te AMC -ja...”.
Personi e pyet:“Çfarë do u japim këtyre që kanë ardh prej Tirane...?
Afrimi e pyet: “Sa vetë janë...?”
Personi i përgjigjet:”Është Halil Hoxha.”
Afrimi i thotë: “Po mor po...”.
Personi i thotë Afrimit:“Sa tu jap? Se i dhashë 60,000 lekë. A mjaft janë ...?”
Afrimi përgjigjet:“Pak janë po hajt a votoi...?”
Personi i përgjigjet: “Po po”.