Në Fier Vjosa për momentin nuk paraqet rrezik

Në Fier lumi Vjosë ka shkuar në 6 metra por kuota alarmante për qarkun e Fierit  është 6.5.

Në raportimin e orës 11: 24 informohet se deri tani nuk paraqesin rrezikshmëri lumenjtë Shkumbini, Gjanica e Semani. Prefekti I Qarkut të Fierit duke monitoruar situatën e lumit Vjosë tha se janë përmbytur vetëm disa fusha përreth por këto janë brenda shtratit të  lumit.

Mbrëmjen e djeshme segmenti rrugor që të çon në Ballsh ka pasur rrëshqitje dherash.

 Gjëndja aktuale është e rrezikshme por jo në nivel të lartë. Banorët janë njoftuar por dhe janë të vetëdijshëm për atë që ndodh me lumin Vjosa. Hera e fundit që ka dalë lumi në zonën e Fierit ka qenë 2015

“Vjosa është ende brenda shtratit të vet. Për momentin nuk kemi situatë të përmbytjes” u shpreh prefekti i qarkut të Fierit, Baki Bala.