Përmbytet banesa në Kurbin, evakuohen banorët
Familja e Bajram Reçit në Gjormë të Kurbinit është evakuuar pasi uji i ka përmbytur banesën, ndërsa mbi 20 të tjera janë të rrezikuara.
Disa qindra hektarë tokë e mbjellë janë nën ujë për shkak të prurjeve të lumit Ishëm dhe kanaleve kulluese që nuk kanë përballuar prurjet.
Banorët atje akuzojnë pushtetin vendor se nuk kanë marrë asnjë masa parandalues.
Lumi Vjosa arriti mbi 6.3 metra e për pasojë përmbyt tregun e gjësë së gjallë në Mifol, duke rikthyer alarmin në zonën e Novoselës
Aktualisht situata në qarkun e Vlorës konsiderohet nën kontroll, por rreziku mbetet i lartë.
Frikë për përmbytje ka edhe në anën tjetër të Lumit Vjosa, që është pjesë e qarkut Fier
Në Gjirokastër, Liqeni i Viroit arriti pikën maksimale duke dalë mbi rrugë e për pasojë krijoi probleme në lëvizje.