Bora në Tropojë dëmton linjat elektrike, probleme me energjinë në disa fshatra

Disa fshatra në Tropojë po hasin probleme me  furnizimin e energjisë elektrike. Bëhet fjalë për fshatrat Dragobi Valbonë, Kërrnajë, Myhejan dhe Shipsan.

Problemet vijnë si rezultat i dëmtimit të linjave elektrike nga bora dhe akulli. Në Tropojë në lartësitë mbi 800 m ka një trashësi bore që arrin deri në 50 cm.