Sarandë: Çahet në mes rruga në hyrje të Borshit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2021, 11:09
Reshjet masive kanë sjellë jo pak problematika në akset rrugore në vendin tonë.
Segmenti rrugor Sarandë – Borsh, në hyrje të Borshit është çarë në mes.
Kjo rrugë e bashkisë së Himarës, momentalisht është e pakalueshme nga mjetet e tonazhit të rëndë.
Nga sherbimet e Qarkulkimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbëjtjes së kësaj rruge.