Përmbytjet në Shkodër, mbërrijnë mjetet e para të ushtrisë

Prurjet e mëdha në lumenjtë Drin e Bunë si pasojë e reshjeve intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Shkodrës.

Kryebashkiakja Voltana Ademi kërkoi më herët ndihmën e ushtrisë pasi rruga e fshatit Obot është bërë e pakalueshme dhe banorët janë izoluar.

Pas apelit të kryebashkiakes, në zonë janë parë edhe mjetet e para të Forcave të Armatosura.