Operacioni anti-drogë i SPAK, reagon Çuçi: Përgëzime për strukturat e angazhuara
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi përshëndet operacionin anti-drogë që është duke u zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, në Berat dhe Skrapar.
Sipas Çuçit, Ministria që ai drejton është e angazhuar për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë.
Bledi Çuçi: Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.
Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.
Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë.
Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë".
Prokuroria e Posaçme ka firmosur 23 urdhër arreste.
Operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me SHÇBA, pasi janë dhe 4 efektivë të përfshirë, mes tyre edhe shefi i Policisë së Poliçanit. Mësohet se operacioni për arrestimin e personave te dyshuar po zhvillohet në Skrapar. Për 23 te dyshuarit është dhënë masa ne mungesë.
SPAK, në një deklaratë për mediat, bën me dije se janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Lexo edhe:
/a.r,OraNews