Kryemadhi nga Njësia 8: Shqipëria po përmbytet, Rama kërkon azil politik nëpër botë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar me takimet ditën e sotme në njësitë e Tiranës. Nga Njësia Administrative numër 8 Kryemadhi u ndal te situata aktuale në vend nga përmbytjet.

Ajo u shpreh se ndërkohë që Shqipëria është një situatë të rënduar nga përmbytjet kryeministri ka dalë xhiro dhe po kërkon azil politik për veten e tij.

Kryemadhi: Tani aktualisht që ne flasim, e gjithë Shqipëria po përmbytet nga shirat. Ku e kemi kryeministrin? Ka dalë xhiro, po kërkon azil politik për veten e tij. Në vend që të jetë në krye të detyrës, në vend që të vërë institucionet për të ndihmuar ato familje që përmbyten, ato biznese  që përmbyten. Pra Shqipëria është e përmbytur e gjitha. Përvec pandemisë nga njëra anë që ka shkatërruar shumë gjëra, nga ana tjetër shkatërrimi i ekonomisë që vjen nëpërmjet përmbytjeve. Nga ana tjetër kemi një izolim total të Shqipërisë.