Rruga me pellgje në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2021, 13:42
Rruga e lagjes, Shën Koll në Elbasan, Dhimitër Bega, është bërë e pakalueshme. Gropat janë mbushur me ujë përgjatë gjithë rrugës. Të moshuarit e vuajnë më shumë këtë situatë pasi nuk mund të lëvizin për nevojat e jetës së përditshme.
Qytetarja: Shumë e vështirë për pleqërinë, fëmijët, për të gjithë. Duhet bërë po ata janë për xhepat e tyre.
Qytetarë të tjerë thonë se për shkak të bindjeve politike për të cilat njihet zona, rruga është lënë pa u rregulluar.
Qytetari: Janë demokratë ata thonë prandaj nuk e shtrojnë rrugën.
Bashkia Elbasan, e drejtuar nga socialisti Gledian Llatja, është akuzuar nga qytetarët për mungesë interesimi dhe ndërhyrjesh pasi infrastrukturës së dëmtuar brenda lagjeve të qytetit.