Vlorë, vritet flamingo, gjuetarët e paligjshëm qëllojnë shpendin e rrallë në Nartë

Gjuetarët e paligjshëm në Lagunën e Nartës nuk po kursejnë as shpendët e rrallë. Një flamingo u gjet e vrarë me armë zjarri brenda zonës së mbrojtur.

Kjo Flamingo është dëshmia e dështimit në ndalimin e fenomenit të gjuetisë së paligjshme edhe brenda zonave të mbrojtura.

Shpendi, i rrallë për Shqipërinë u gjet i ngordhur nga peshkatarët në Lagunën e Nartës.

Sic tregojnë pamjet, ishte e qëlluar me armë zjarri ku të dyshuar janë ata që e shfytëzojnë zonën për gjueti edhe pse është e ndaluar.

Dëshmitë se fenomeni i gjuetisë së paligjshme janë të shumta brenda zonës së mbrojtur.

Specialistët e kanë ngritur në vazhdimësi shqetësimin, ndërsa thonë se është e vështirë kontrolli i plotë për shkak të sipërfaqes së madhe.

Flamingo është një shpend shtegtar që dimëron kryesisht në Lagunën e Nartës dhe atë të Karavastasë në Shqipëri.

Lexo dhe:
Rikthehen flamingot në Lagunën e Nartës

https://youtu.be/SYrwu4ALBlk