30 milionë dollarë ndajnë Metën me Ramën, Denaj: Presidenti interpreton në mënyrë jo të bazuar procedurën ligjore
Ministrja e Financave këmbëngul se presidenti Ilir Meta ka informacionin e plotë për rialokimin e fondit arab në ndërtimin e rrugës Vlorë-Orikum. Për mediat ajo shprehet se ndryshimi do të jetë brenda të njëjtit qark, teksa aksi i Selenicës do të realizohet përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Nga ana tjetër Presidenca thotë se marrëveshja duhet negociuar teksa i bën thirrje qeverisë të plotësojë mangësitë në dokumentacion.
Banorët e Selenicës e kanë paralajmëruar prej muajsh përmes protestave anulimin e projektit të ndërtimit të rrugës me fondet arabe, duke i kaluar 30 milion euro për aksin Vlorë-Orikum.
Por debate tashmë ka sjellë dhe përplasje mes institucioneve, kur Presidenti ka akuzuar për shkelje të Kushtetutës.
Ata kërkuan që huanë ta transferonin për një projekt tjetër të ndryshuar pa asnjë transparencë
Në përgjigje të tij Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e ka cilësuar një interpretim të gabuar atë të presidentit Meta.
Denaj: Presidenti për të mbështetur arsyet e refuzimit të kërkesës së autorizimit të plotfuqishmërisë interpreton në mënyrë jo të bazuar, zbatimin e procedurës së negocimit që sipas tij nuk është shkruar sipas këtyre parashikimeve.
Denaj deklaroi se Presidenti është informuar përmes dy shkresave në lidhje me procesin e huasë.
Denaj: Presidenti i Republikës është informuar me dy shkresa për huan. Në lidhje me termin negocim dhe arsyet e ndryshimit.
Këto deklarata sollën një tjetër reagim të presidencës. Shefi i kabinetit, Edmond Panariti, theksoi nevojën për negocim të marrëveshjes me Fondin Saudit.
Për të mos zvarritur më tej rrugën Vlorë-Orikum Panariti i bëri thirrje qeverisë të plotësojë mangësitë në dokumentacion.
LEXO EDHE- Panariti: Rama dhe Denaj të plotësojnë mangësitë në dokumentacion
Qeveria garanton se edhe projekti i Selenicës do të realizohet së shpejt por për Lëvizjen Socialiste për Integrim banorët e kësaj zone janë lënë në mëshirë të fatit.
Ministrja po ashtu shton se dhe projekti i Selenicës do të realizohet këtë rradhë me fondet e Fondit Shqiptar të zhvillimit. Por për LSI Selenica është lënë në mëshirë
Rama: Përse vazhdon të lihet mjerisht në një situatë skandaloze e gjithë popullsia e Selenicës, e cila në 30 vjet me radhë ka qenë dhe laboratori më i shëmtuar i papërgjegjmërisë së qeverisë?
Tashmë gjithçka mbetet te plotfuqishmëria që Kreu i Shtetit duhet të japë për marrëveshjen me fondin arab.