"Do villni gjakun e motrave të mia"/ Zbulohen sms-të kërcënuese ndaj familjes së Përparim Ademit
Ora News zbardh kërcënimet ndaj familjes së Përparim Ademit nga familjarët e dy motrave të vrara prej tij më 31 dhjetor.
Sipas asaj që meson Ora News, bashkëshortja e 59-vjeçarit ka bërë denoncim në polici ku ka kërkuar edhe mbrojtjen e saj dhe fëmijëve.
Mesazhet kërcënuese kanë mbërritur në telefon e djalit të Përparimit nga Bashkim Metani, vëllai i dy viktimave.
Lexo edhe:
Vrasja e dy motrave/ Djali i Ademit lidhje intime me motrën tjetrën, 59-vjeçari u shiti apartamentin
Një ditë më parë, në një prononcim për mediat, bashkëshortja e autorit të vrasjes së dy motrave, u shpreh se persona të maskuar i kishin dhunuar vajzën, ndërsa shtoi se në rast se shteti nuk e mbron do të largohet nga Shqipëria.
Lexo edhe:
Burri vrau dy motrat, flet bashkëshortja: Dua mbrojtje. Persona të maskuar më kanë kërcënuar vajzën
Më 31 dhjetor, në zonën e Astirit në Tiranë, Përparim Ademi vrau me 26 plumba kallashnikovi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.
SMS-të kërcënuese: