"Marrëveshje me rëndësi" Rama mbërrin në Turqi, pritja në aeroportin e Ankarasë

Kryeministri Edi Rama nisi vizitën në Ankara me ftesë të presidentit Erdogan.  Në profilin e tij në facebook kryeministri postoi një video të pritjes në aeroportin e Ankarasë.

“Një vizitë për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik” shkruan Rama.

Gjatë këtij takimi në Turqi pritet të diskutohet për zhvillimet në rajon si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.