Zgjedhjet e 25 Prillit, Kim apel shqiptarëve: Merrni kartat e reja të identitetit që të votoni

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter, apelon te qytetarët shqiptarë, të cilëve u ka skaduar karta e identitetit, të aplikojnë për dokumentet e reja në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

“U bëjmë thirrje shumë urgjente të gjithë qytetarëve shqiptarë që të marrin kartat e reja të identitetit në mënyrë qëtë marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5 Qershorit mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë - merrni kartën e re të identitetit tani që të mund të votoni më 25 prill”, shkruan Kim në postimin e saj.

Lexo edhe:

Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor, rinisin në 5 janar