A duhet të vaksinohemi ne që kemi kaluar Covidin? Ja përgjigjja
A duhet ta bëjnë vaksinën ata që e kanë kaluar Covid-19? Zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në konferencën e sotme për median, së bashku me anëtarët e komitetit teknik tha se kjo është e këshillueshme.
Ende nuk dihet sesa zgjat imuniteti i fituar prandaj edhe personat të cilët e kanë kaluar Covid-19 duhet të vaksinohen.
"Sa i përket vaksinimit të personelit shëndetësor i cili ka kaluar Covidin, akoma nuk dihet se sesa zgjat imuniteti, akoma nuk dimë sesa zgjat edhe imuniteti i fituar, prandaj për këtë arsye është e këshillueshme që edhe ata persona të cilët e kanë kaluar Covid-19 të vaksinohen. Pavarësisht se vaksinimi nuk është i detyruar dhe është falas është e këshillueshme që edhe ata që e kanë kaluar të vaksinohen"- tha ajo.
Lexo edhe: Vijon “ora policore”, ndalen fluturimet me Britaninë e Madhe deri më 18 janar
Lexo edhe: Komiteti i Ekspertëve: Ja kur do të kthehen studentët në auditore
Lexo edhe: Covid-19, Fico: Ja grupmoshat dhe qarqet më të prekura në Shqipëri