Meta: Kjo ditë e shenjtë le të bekojë përpjekjet tona për të përballuar sfidat e këtij viti

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë fetare të hedhjes së kryqit në lumin Osum në Berat Presidenti Meta është ndalur në Kishën e Shën Spiridhonit.

Kreu i Shtetit në një mesazhi në Facebook uron që kjo ditë të bekojë përpjekjet tona për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit.

Meta: Në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat për të ndarë urimet më të përzemërta me të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.

Ju bashkohem lutjeve të tyre për shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë për të afërmit dhe njerëzit e shtrenjtë, që u janë prekur nga pandemia COVID-19.

Kjo Ditë e Shenjtë le të bekojë përpjekjet tona për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit dhe që patjetër do t'i tejkalojmë me kurajë dhe do t'i fitojmë me sukses.

Rrugë tjetër nuk mund të ketë!