Luan Rama: Sfidoj Kryeministrin të shkojmë në Selenicë t'i thotë qytetarëve pse i hoqi fondet për rrugën
Zëvendës Kryetari i LSI, Luan Rama në një deklaratë për mediat në lidhje me çështjen e ndërprerjen e financimit të rrugës që lidh Selenicën me autostradën Levan Tepelenë dhe Peshkpinë me Selenicën.
Luan Rama i drejtoi pyetje kryeministrit se pse përse i hoqi dhe i anuloi fondet e parashikuara për ndërtimin e rrugës së Selenicës. Ai tha se e sfidon Kryeministrin të shkojnë bashkë në Selenicë dhe t'i kthejë përgjigje qytetarëve.
Luan Rama: Edhe në nisje të këtij viti kryeministri vazhdoi të shfaqet ai që është i papërgjegjshëm, provokativ, i vendosur në rrugën e theqafjet përballë malit të korrupsionit, papërgjegjshmërisë që identifikon qeverinë e tij . Rasti më i fundit është qëndrimi në Vlorë duke fyer poshtëruar vetë qytetarët e Vlorës por dhe duke bërë të qartë portretin e tij real. Sot jam këtu që jo vetëm për qytetarët e Vlorës dhe Selenicës ta pyes Ramën përse i hoqi dhe i anuloi fondet e parashikuara për ndërtimin e rrugës së Selenicës.
Ca ndodhi që projekti u gjymtua dhe pse fondet e dedikuara për banorët e Selenicës dhe gjithë bashkisë, përse fondet e dedikuara për të rregulluar rrugën që lidh Peshkpinë me Selenicën dhe Selenicën me autostradën Levan -Tepelenë u hoqën. Ajo zonë që është vetëm diçka më shumë se 20 km larg nga deti dhe Vlora, është sot zona më e mjeruar, më e varfër e Shqipërisë. Për këtë duhet të përgjigjet qeveria dhe t ë mos nxjerrë justifikime për të mbuluar shkeljen e kushtetutës. E sfidoj Kryeministrim Rama të shkojmë bashkë në Selenicë dhe t'i tregoj qytetarëve të Selenicës pse i hoqi fondet për rrugën.
e.p/oranews