VIDEO/ Momenti komik i sulmuesit të Chelsea-t, flamuri i këndit e hedh "KO"

Periudhë e keqe për sulmuesin gjerman të Chelsea, Timo Werner.

I blerë verën e shkuar nga Leipzig për 53 milionë euro, sulmuesi nuk shënon që prej 7 nëntorit.

Por ditën e djeshme, gjatë humbjes 1-3 ndaj Manchester City-t, gjermani u bë “hit” në internet me dëmtimin që pësoi, ndoshta ndër më qesharakët që keni parë në futboll, shkruan Ora News.

Lexo edhe:

VIDEO/ Tripletë e City-t. “Qytetarët” fundosin Chelsean në vetëm 15 minuta

Si ndodhi?

Dinamika e dëmtimit të bën me të vërtetë të qeshësh. Werner donte të kryente shpejt një goditje nga këndi por në vend që të godiste topin, goditi flamurin e këndit.

Më pas u shtri në fushë mes dhimbjes.

Në 17 ndeshje me Chelsean, Werner ka realizuar 4 gola dhe 5 asiste.

Momenti komik i dëmtimit

/a.r,OraNews