Inter 8 fitore rradhazi, por armiku i vërtetë tani është kalendari

8 fitore radhazi. Kjo nuk kishte ndodhur te Inter që prej vitit 2008, kohë kur zikaltrit drejtoheshin nga portugezi Jose Mourinho.

Fitorja e djeshme 6-2 kundër Crotones regjistroi një rekord të vogël që ngre edhe një herë kandidaturën e zikaltërve për titullin kampion në Serie A, shkruan Ora News.

KALENDARI - 8 fitore radhazi, nuk është një seri rezultatesh që i shohim shpesh në Serie A dhe Inter, duhet theksuar, ka pasur sukses në këtë arritje në një kalendar që, falë Champions League, nuk ishte i lehtë për të menaxhuar.

Mes 8 kundërshtarëve të mposhtur deri tani (Torino, Sassuolo, Bologna, Cagliari, Napoli, Spezia, Verona dhe Crotone) vetëm Napoli përfaqësoi një përplasje të vërtetë të drejtpërdrejtë dhe kjo fitore minimale 1-0 erdhi falë një penalltie dhe shumë vuajtjesh.

KOHA E SË VËRTETËS – Inter mban mend mire se në sezonet  e fundit ka lënë pike të rëndësishme edhe ndaj të ashtuquajturave “skuadra të vogla”. por tani ekipi zikaltër, pas 8 fitoreve radhazi, ka përpara proven e vërtetën “fitoren e nëntë”.

Ndeshjet e ardhshme që do të tregojnë me të vërtetë se ku mund të arrijë kjo skuadër ndërsa të mërkurën Inter luan në transfertë ndaj Sampdorias, me shumë mundësi pa sulmuesin kryesor të skuadrës Romelu Lukaku, shkruan Ora New.

GJITHÇKA VENDOSET NË 30 DITË - Pas Sampdorias, Inter do të ketë përplasjen e parë të drejtpërdrejtë me Romën më 10 Janar. Një javë më pas vjen super-përballja me Juventusin, ndërsa më 13 janar do të luajë raundin e rradhës të Kupës së Italisë kundër Fiorentinës, shkruan Ora News.

Janari mbyllet  me ndeshjet ndaj Udineses dhe Beneventos, por shkurti nis menjëherë me Fiorentin[n më 5, Lazio në Ditën e Shën Valentinit dhe në fund derbi me Milanin më 21 Shkurt.

Të gjitha në 30 ditë? E vështirë, por pjesa më e madhe e sezonit zikaltër do të kalojë nëpër këto ndeshje.

/a.r,OraNews