VIDEO/ Asist i Messit, gol i De Jong. Barça e nis me 3 pikë 2021-shin
Barcelona dominon totalisht në “Estadio El Alcoraz”, por shënoi vetëm një gol në portën e Huesca-s, që gjithsesi ishte i mjaftueshëm për të marrë tre pikët dhe për ta nisur vitin me fitore.
Goli i katalanëve u shënua në minutën e 27′, kur pas një aksioni mjaft të bukur të Messit, ylli argjentinas gjeti me një pasim perfekt holandezin De Jong, që e pati të lehtë të shtyjë topin në rrjetë.
Më pas kapiteni i katalanëve provoi disa herë të gjejë golin e dytë, por dy herë portieri kundërshtar bëri pritje spektakolare dhe një herë u ndal nga traversa, ndërsa portieri gjerman ter Stegen pati shumë pak punë, pasi vendasit nuk arritën të dalin rrezikshëm.
Kjo ishte fitorja e 8 në 16 ndeshje për Barcelonën, që u ngjit në vendin e 5-të me 28 pikë, plot 10 pikë larg Atleticos së Madridit që kryeson renditjen.
Rënditja aktuale në La Liga:
1. At. Madrid, 38 pikë (15 ndeshje)
2. Real Madrid, 36 pikë (17 ndeshje)
3. Real Sociedad, 30 pikë (18 ndeshje)
4. Villarreal, 29 pikë (17 ndeshje)
5. Barcelona, 28 pikë (16 ndeshje)
6. Sevilla, 27 pikë (15 partidos)
/a.r,OraNews