Superliga, Duka: Ka rritje të konkurrencës, rikthim simpatik i Vllaznisë pas shumë vitesh

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka komenton ecurinë e sezonit të ri të Kategorisë Superiore deri tani.

Gjatë intervistës së tij për Ora Sport dhe gazetaren Albana Bejko, Duka u shpreh se, konkurrenca në kampionat është rritur, ndërsa ecurinë e Vllaznisë e quajti një rikthim të bukur pas shumë vitesh vuajtjesh.

“Thashë, viti 2020 ka qenë vit I vështirë. Ka ndikuar në performancën e futbollistëve dhe të ekipeve. Dhe unë nuk mendoj që ka patur ndonjë rritje kualitative të themi gara. Se kur 5 futbollistë i ke jashtë me Covid, që nuk duhet të stërvitjen një muaj, të rikthehen etj etj etj. Dhe ne nuk mund të pretendojmë për një rritje cilësie. Por një rritje konkurrence po. Gjithë ekipet janë në garë dhe mund të vazhdojnë të pretendojnë titullin.

Rezultatet kanë qenë interesante. Ka patur edhe lojëra të bukura. Ka patur një rikthim simpatik të Vllaznisë pas shumë vitesh vuajtjesh. Tani në vendin e parë, me lojëra të bukura, me gola të shënuar, me një organizim akoma më të mirë. Ekipe të tjera që nuk mbeten pas nga pikëpamja sportive. Partizani që fitoi ndeshjen e fundit kundër Kukësit por që Kukësi gjithësesi mbetet një ekip i mirë, solid, me kualitet. Tirana, Teuta… Laçi ka një ekip që mund të pretendojë. Gara është e bukur për mua deri tani dhe uroj të vazhdoj kështu deri ditën e fundit”, u shpreh presidenti i FSHF, Armand Duka.

Do të ishte më mirë që titulli pas dy vitesh të kalonte në rrethe? Ndoshta për t’i dhënë pak jetë?

Armand Duka: Titulli nuk rrotullohet në tavolinë, por në fushë. Kështu që do ta fitojë titullin, ai që do të bëjë një kampionat më të mirë. Unë kam qenë tifoz i Vllaznisë dhe më pëlqen që Vllaznia të dalë kampione.

/a.r,OraNews