VIDEO/ Atalanta show, fitojnë Napoli dhe Roma. Lazio ndalet në barazim

Pas fitores tenistike të Inter në 12:30 janë mbyllur edhe ndeshjet e orës 15:00, të vlefshme për javën e 15 të Serie A.

Bien në sy fitoret e thella të Atalantas ndaj Sassuolos dhe ajo në transfertë e Napolit ndaj Cagliarit.

Lazio është ndalur në një barazim 1-1 ndaj Genoas, ndërsa Torino dhe Verona kanë fituar në transfertat e Parmës dhe Spezias, raporton Ora News.

Në 18:00 Milani do të luajë në transfertën e Beneventos ku do të synojë fitoren për të rimarrë vendin e parë në rënditje, ndërsa java mbyllet në 20:45 me ndeshjen Juventus-Udinese.

Rezultatet e ndeshjeve të mesditës:

/a.r,OraNews