Leao është fenomeni i ri për titullin kampion, Milan i thotë "jo" shkëmbimit me Juven

Milan është skuadra më rock në Serie A. Di të vuajë, të argëtojë dhe të argëtohet falë talentit të djemve që ka në ekip.

Pavarësisht dëmtimeve të shumta dhe kartonit të kuq të Tonalit, Djalli është ende në krye të Serie me një pikë më shumë se kushërinjtë interistë dhe me numrin e humbjeve ende zero pas 15 javësh kampionat, shkruan Ora News.

Por dy ditë para super-ndeshjes me Juventusin, Stefano Pioli mund të mbështetet te Rafael Leao, portugezi që dje shënoi një super-gol ndaj Beneventos.

Çfarë perle - Të shohësh Rafael Leao duke vrapuar pa top mund të jetë e mërzitshme, lëvizja duket si rezultat i një përpjekjeje jo harmonike. Pastaj i duhen disa sekonda për të thyer rekorde ose për të kryer vepra arti, shkruan Ora News.

I tillë ishte dhe goli i djeshëm në fitoren 0-2 ndaj Beneventos. Një margaritar që hyn me të drejtë në renditjen e golave më të mirë të kampionatit.