VIDEO/ Asist dhe gol, Suarez mban në krye Atletico Madridin
Atletico Madrid nuk di më të ndalet në La Liga.
Skuadra e drejtuar nga Simeone e nisi 2021, ashtu siç mbylli 2020, me fitore duke u ngjitur sërish në krye të La Liga-s.
"Los Cholchoneros" triumfuan me shumë vështirësi me shifrat 1-2 në transfertën baske ndaj Deportivo Alaves.
Sfida u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga Marcos Llorente i cili ia bëri më të thjeshta gjërat Atleticos. Alaves mbeti me 10 lojtarë pas 60 minutash pasi Laguardia u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë atëherë kur fitorja dukej e sigurt për miqtë, Alaves barazoi rezultatin me autogolin e Felipes 6 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Por për t’i dhënë 3 pikët dhe kreun skuadrës së Simeones mendoi Luis Suarez që i dha fitoren me golin e 1-2 në minutën e 89-të.
38 pikë për Atleticon në renditje, 2 më shumë se Real Madrid, që numëron edhe dy ndeshje më shumë.